Granit Xhaka nën hetim në Zvicër/ Dyshime se falsifikoi… (DETAJET)

Granit Xhaka nën hetim në Zvicër/ Dyshime se falsifikoi… (DETAJET)

Futbollisti Granit Xhaka është përfshirë në një procedurë penale në Zvicër, në kuadër të një hetimi lidhur me dyshime për certifikata të falsifikuara të vaksinimit kundër COVID-19. Kapiteni i kombëtares zvicerane pritet të merret në pyetje nga Prokuroria Publike e kantonit të Lucernës në fillim të muajit tetor. Sipas raportimeve të medias zvicerane “Blick”, hetimi lidhet me certifikata vaksinimi që dyshohet se janë lëshuar nga një mjeke në Lucernë. Zyra e saj ishte kontrolluar nga autoritetet në vitin 2023, gjatë një operacioni ku u sekuestruan materiale që tashmë janë pjesë e hetimit. Zëdhënësi i Prokurorisë Publike të Lucernës, Simon Kopp, konfirmoi se ndaj Xhakës dhe mjekes janë hapur procedura penale. Sipas tij, hetimi synon të përcaktojë nëse janë kryer vepra penale që lidhen me marrjen...