Granit Xhaka largohet nga Kombëtarja, por refuzon të dorëzojë shiritin e kapitenit
Granit Xhaka ka pranuar publikisht se ka blerë një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19, duke e cilësuar veprimin si një gabim të rëndë dhe duke marrë përgjegjësinë për të. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, mesfushori 33-vjeçar shprehu keqardhjen për veprimin dhe bëri të ditur se po bashkëpunon me autoritetet zvicerane në lidhje me çështjen. Sipas informacioneve të bëra publike, hetimet nisën pas dyshimeve të autoriteteve të Lucernës ndaj një mjeku që dyshohet se i kishte lëshuar futbollistit dokumentin e falsifikuar. Fillimisht, kampi i Xhakës e kishte mohuar akuzën dhe kishte deklaruar se vaksinimi ishte kryer rregullisht në vitin 2022. Më pas, pas zhvillimeve të hetimit, Xhaka ka pranuar përdorimin e certifikatës së falsifikuar. Ai ka shpjeguar se vendimi ishte ndikuar nga...
Burimi:
ntv.al