Grabitja e bankës te “Komuna e Parisit”, zbulohet shuma që u vodh nga autori, iu deshën vetëm 3 minuta!

Grabitja e bankës te “Komuna e Parisit”, zbulohet shuma që u vodh nga autori, iu deshën vetëm 3 minuta!

Vetëm 3 minuta iu deshën autorit të maskuar dhe të armatosur për të boshatisur arkën e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit paraditen e kësaj të hëne. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se, nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë së bankës, të cilat tashmë janë në dorë të hetuesve, është krijuar bindja se autori ende i pa identifikuar e ka njohur mirë planimetrinë e bankës dhe funksionimin e saj. Menjëherë sapo futet në ambientet e bankës i maskuar me skafandër dhe me pistoletë në dorë ai kërcënon rojën duke e izoluar në pjesën fundore të bankës, me pas kapërcen banakun e arkës dhe merr prej andej gjithçka gjen në sirtar. Sipas bankës autori ka mundur të marrë rreth 60...