Grabitja e bankës te Komuna e Parisit/ Autori kërcënoi me armë rojën private dhe mori paratë në arkë, u largua me skuter elektrik
Një grabitje e armatosur u regjistrua paraditen e sotme në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Një person i maskuar dhe i veshur me të zeza ka hyrë në ambientet e bankës, ku ka kërcënuar me armë rojën private dhe më pas është drejtuar te arka, prej nga dyshohet se ka marrë një shumë parash, vlera e së cilës ende nuk është bërë e ditur. Ngjarja u regjistruar rreth orës 10:45, ndërsa autori mbante në kokë një skafandër, kishte veshur rroba të zeza, doreza si dhe mbante me vete një çantë krahu. Në momentin që ka hyrë në bankë, ai i ka drejtuar armën rojës, i cili është tërhequr në hollin e bankës. Pas kësaj, grabitësi është...
Burimi:
gijotina.com