Grabiti 60 mijë € për 3 minuta te ‘Raiffeisen’, arrestohet autori (EMRI)
PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË- Një javë pas grabitjes me armë zjarri në filialin e 'Raiffeisen Bank' në zonën e Komunës së Parisit është arrestuar autori i ngjarjes. I arrestuari është 50-vjeçari Robert Duka, nga Vlora. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 2 nëntorit, ku Robert Duka i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit grabiti rreth 60 mijë euro. Grabitja zgjati vetëm rreth tre minuta. 50-vjeçari i veshur me të zeza me bluzë me kapuç dhe një kaskë mbrojtëse të vendosur në kokë, i drejtoi armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi vodhi paratë, me një monopatinën u largua drejt stadiumit Dinamo. Autori u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë. Hetimet vijojnë...
Burimi:
zeri.ai