Grabitën me dhunë një karburant në Klos, arrestohen dy të rinj

Grabitën me dhunë një karburant në Klos, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj janë arrestuar pas zbardhjes së grabitjes me dhunë të një pike karburanti në Klos, ku u vodh xhiroja ditore. Ngjarja ndodhi në orët e para të 3 nëntorit, rreth orës 01:10, kur dy persona ushtruan dhunë ndaj punonjësit të karburantit dhe i morën atij paratë e turnit. Njoftimi i Policisë Mat Zbardhet vjedhja me dhunë e xhiros ditore të një pike karburanti në Klos. Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 01:10 të datës 03.11.2026, kanë...