Google përballet me kritika: Shkollat që çaktivizojnë inteligjencën artificiale mund të humbasin qasjen në Google Search

Google përballet me kritika: Shkollat që çaktivizojnë inteligjencën artificiale mund të humbasin qasjen në Google Search

Google ka prezantuar ndryshime në politikat e përdorimit të inteligjencës artificiale në shkolla, duke u dhënë institucioneve arsimore më shumë kontroll mbi mjetet digjitale që mund të përdorin nxënësit. Megjithatë, një nga kushtet e reja ka ngjallur debat: shkollat që vendosin ta çaktivizojnë plotësisht inteligjencën artificiale mund të humbasin edhe qasjen në Google Search. Ndryshimet u prezantuan përmes një njoftimi në blogun zyrtar të Google për arsimin. Kompania bëri të ditur gjithashtu se do të sjellë një mjet të ri të inteligjencës artificiale, të quajtur “Guided Learning”, i cili synon të ndihmojë nxënësit gjatë procesit të të mësuarit përmes Google Search dhe Google Classroom. Chris Phillips, zëvendëspresident i Google për arsimin, deklaroi për gazetën “The New York Times” se kërkimi në internet dhe inteligjenca artificiale...