“Google” do të investojë 13 miliardë euro në Finlandë për inteligjencën artificiale dhe energjinë
“Google” njoftoi dje në mbrëmje se do të investojë 13 miliardë euro në Finlandë, për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme për inteligjencën artificiale (IA). Kompania amerikane e teknologjisë tha se ky është investimi i saj më i madh në Evropë dhe se tregon rëndësinë që Finlanda ka në zhvillimin e teknologjisë së IA-së. Investimi pritet t’i sjellë ekonomisë finlandeze rreth 3,6 miliardë euro në vit, gjatë fazës fillestare të ndërtimit dhe të mbështesë më shumë se 37,000 vende pune, në të gjithë vendin. “Google” hapi qendrën e parë të të dhënave në Finlandë rreth 15 vjet më parë, në qytetin, Hamina. Investimi i ri do të përdoret për të zgjeruar kapacitetet teknologjike, që mbështesin shërbimet kryesore të “Google”, si searching (kërkimi) në “Google”, “Google Maps”...
Burimi:
kultplus.com