Gonxhja takim me homologen greke: Nis së shpejti restaurimi i banesës së Faik Konicës
Së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e banesës së Faik Konicës, në fshatin Konicë në Greqi, pas sigurimit të fondeve dhe njohjes së saj si objekt me vlerë historike dhe kulturore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja pas takimit dypalësh në bashkinë e Prespës me ministren e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga. Gonxhja e cilësoi restaurimin e banesës së Konicës si një hap të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe kujtesës së një prej figurave më të shquara të mendimit, letërsisë dhe diplomacisë shqiptare. Sipas ministrit, Ministria e Kulturës së Greqisë ka konfirmuar statusin e banesës si objekt me vlerë historike dhe kulturore,...
Burimi:
kultplus.com