Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve dhe prezantimin e projektit të përgatitur nga Fondazione MAXXI për Galerinë Kombëtare të Arteve. Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja bëri të ditur se takimi shënon një hap konkret në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin me MAXXI, të nënshkruar në Romë gjatë takimit mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushën e arkivave dhe digjitalizimit, organizimin e ekspozitave të përbashkëta, programet e shkëmbimit, bashkëprodhimet audiovizuale dhe forcimin e rrjeteve muzeore. Sipas Gonxhes, synimi është krijimi i më shumë mundësive për profesionistët e kulturës, shkëmbimi...
Burimi:
kultplus.com