Gonxhja: Nis fushata kombëtare për regjistrimin e artizanëve
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja bëri të ditur nisjen e Fushatës Kombëtare të Regjistrimit të Artizanëve, një nismë që synon identifikimin, vlerësimin dhe promovimin e mjeshtërive tradicionale dhe bartësve të tyre në të gjithë vendin. Gonxhja u shpreh se fushata i jep një dimension të ri njohjes dhe evidentimit të artizanëve, duke krijuar mundësi për promovimin e punës së tyre dhe të trashëgimisë artizanale shqiptare. Artizanët mund të aplikojnë online, përmes platformës përkatëse, ose pranë Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore që mbulojnë zonën ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. “Njohja dhe evidentimi i artizanëve merr një dimension të ri përmes Fushatës Kombëtare të Regjistrimit të Artizanëve, një nismë që synon të identifikojë, vlerësojë dhe promovojë mjeshtëritë tradicionale dhe bartësit e tyre...
Burimi:
kultplus.com