Gonxhja: Nga Kalaja vizitorët shijojnë qetësinë e bregdetit në Himarë
Himara vijon të tërheqë vizitorë edhe në vjeshtë, me peizazhet bregdetare, historinë dhe perëndimet piktoreske mbi detin Jon. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Himarës, ku vizitorët ndalen për të shijuar bukuritë e zonës dhe qetësinë e bregdetit në këtë periudhë të vitit. “Nga Kalaja, vizitorë që ndalen për të shijuar perëndimin dhe qetësinë e bregdetit tonë. Shqipëria ka shumë për të ofruar në çdo stinë”, shkroi Gonxhja. Ministri fton qytetarët të kalojnë fundjavën në Himarë dhe të zbulojnë bukuritë e vjeshtës buzë Jonit, duke promovuar potencialin turistik të Shqipërisë përtej sezonit tradicional veror. Kalaja e Himarës, e vendosur në pjesën e sipërme të qytetit të vjetër, është një nga pikat historike dhe turistike...
Burimi:
kultplus.com