Gonxhja: Blloqet e ripërdorura në Apoloni dëshmojnë për ndërtim para shekullit IV p.K.

Gonxhja: Blloqet e ripërdorura në Apoloni dëshmojnë për ndërtim para shekullit IV p.K.

Kërkimet arkeologjike në Tempullin antik të Shtyllasit, monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë I, i ndodhur pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, po sjellin të dhëna të reja mbi historinë dhe trashëgiminë antike të këtij monumenti. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se misioni arkeologjik shqiptaro-gjermano-rumun, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Tiranë dhe Institutin Winckelmann të Universitetit Humboldt të Berlinit, po vijon kërkimet në këtë sit arkeologjik. Sipas Gonxhes, gërmimet kanë mundësuar verifikimin e planimetrisë së plotë të tempullit, ndërsa zbulimi i blloqeve të ripërdorura në bazament jep dëshmi për ekzistencën e një ndërtimi më të hershëm se shekulli IV para Krishtit. Gjithashtu, fragmentet arkitekturore dhe tjegullat e mermerit të zbuluara gjatë kërkimeve dëshmojnë rëndësinë dhe veçantinë e këtij...