Gonxhja: 1 milion e 717 mijë pasagjerë vetëm gjatë gushtit në aeroportin e Tiranës

Gonxhja: 1 milion e 717 mijë pasagjerë vetëm gjatë gushtit në aeroportin e Tiranës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se vetëm gjatë muajit gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë regjistruar 1 milion e 717 mijë pasagjerë. Përmes një videomesazhi Gonxhja theksoi se kjo shifër flet qartë për Shqipërinë turistike që po konsolidohet dhe për interesin gjithnjë e më të madh të vizitorëve të huaj për vendin tonë. Ministri vlerësoi se rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. “Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28,1% më shumë se një vit më parë, këto shifra konfirmojnë rritjen e qëndrueshme të turizmit dhe interesin gjithnjë e më të madh për Shqipërinë. Një Shqipëri më...