Gonçalo Ramos është “bllokuar” te Milani. Shifrat shqetësojnë, por plani i Amorim është i qartë
14 Shtator 2026 12:12 Alfred Lleshi Çfarë ka ndodhur me Gonçalo Ramos? Kjo është pyetja e shumë tifozëve pas ndeshjes Lazio-Milan në “Olimpico”. Portugezi, që e nisi shumë mirë sezonin në Serie A, duket se po kalon një periudhë jo të mirë. Edhe ndaj Juventusit u pa shumë pak, ndërsa luajti 90 minuta. Kundër Lazios, trajneri Amorim e zëvendësoi në fund, duke aktivizuar Camarda. Shqetësimi nuk lidhet vetëm me mungesën e golave, por edhe me topat e paktë që prek dhe, mbi të gjitha, me goditjet drejt portës. Pas 13 tentativave ndaj Torinos dhe Venezias, sulmuesi portugez ka regjistruar vetëm një goditje drejt portës në dy ndeshjet e fundit: zero në “Allianz Stadium” dhe një në “Olimpico”, por jashtë kuadratit. Amorim nuk e fajësoi sulmuesin:...
Burimi:
telesport.al