Gonçalo Ramos dhe misteri i postimit të fshirë në rrjetet sociale; “kunj” ndaj Ronaldos?!

Gonçalo Ramos dhe misteri i postimit të fshirë në rrjetet sociale; “kunj” ndaj Ronaldos?!

5 Tetor 2026 14:32 Alfred Lleshi Polemikat rreth Portugalisë pas çështjes “Cristiano Ronaldo” vazhdojnë, ndërsa situata është zhvendosur edhe në rrjetet sociale. Këtë herë, protagonisti ishte Gonçalo Ramos, i cili publikoi një postim dhe më pas e fshiu. Pas fitores së Portugalisë ndaj Norvegjisë së Haaland, ku Ramos shënoi golin vendimtar, sulmuesi i Milanit shpërndau në Instagram postimimin e një komentatori, i cili krahas fotos së tij shkruante “Statusi i të qenit më i miri”. Disa e interpretuan këtë si një kunj ndaj Cristiano Ronaldos, të cilin Ramos e ka zëvendësuar në formacionin e kombëtares. Megjithatë, duhet theksuar se Ramos vetëm e rishpërndau postimin dhe nuk shtoi asnjë koment personal. Pak më vonë, sulmuesi e fshiu postimin, por kjo nuk i ndali polemikat. Ndërkohë, fansat...