Gogu urdhëron inspektimin për transferimet e të burgosurve gjatë 11 ditëve të fundit! Për Veliajn kërkon informacion mbi procedurat e ndjekura
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryera gjatë 11 ditëve të fundit, për të cilat Drejtoria e Burgjeve njoftoi se janë realizuar nga data 16 deri më 27 tetor. Një burim i sigurt i tha gazetares Anila Hoxha, se në këtë inspektim përfshihet edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë të fundit dikasteri do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura.
Burimi:
javanews.al