Gogu takim me punonjës të burgjeve: Aplikoni deri më 20 shtator për kredi të buta me interes 0%
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me punonjës të sistemit penitenciar, ku ka vënë theksin te siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit, përgjegjësia dhe kushtet e punës për personelin. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gogu deklaroi se puna e përditshme e punonjësve të burgjeve kërkon vigjilencë dhe përgjegjësi të lartë. “U kërkojmë siguri brenda burgjeve, vigjilencë çdo orë dhe zero tolerancë ndaj paligjshmërisë. Të njëjtën përgjegjësi duhet ta kemi edhe ne ndaj tyre”, shkruan ministri. Sipas tij, punonjësit që mbajnë këtë detyrë çdo ditë duhet të kenë kushtet, mbështetjen dhe trajtimin që u takon. Gogu u bëri gjithashtu thirrje për aplikimin deri më 20 shtator për 20 kredi të buta me interes 0%, duke e cilësuar këtë si një mundësi për...
Burimi:
kohajone.com