Gogu sfidon debatin për pagat: Vonesa e Kuvendit nuk justifikon shkeljen e Kushtetutës
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar lidhur me debatet për pagat e gjyqtarëve, duke pranuar se Kuvendi nuk ka respektuar afatin e 31 korrikut për ndërhyrjet e kërkuara në kuadër të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gogu deklaroi se vonesa e Kuvendit nuk mund të përdoret si argument për cenimin e parimit të ndarjes së pushteteve. Sipas tij, çështja kryesore nuk është përcaktimi i shumës që duhet të përfitojë një gjyqtar, por institucioni që ka kompetencën për ta vendosur atë. “Pyetja nuk është sa duhet të marrë një gjyqtar. Pyetja është kush e vendos sa merr. Dhe përgjigjen nuk e jap unë. E jep vetë vendimi që kërkohet të zbatohet: paga caktohet me ligj”, u shpreh ministri. Ai theksoi se mosveprimi i Kuvendit nuk mund...
Burimi:
ntv.al