Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar nuk duhet të nënkuptojë një qytetar më të pambrojtur

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar nuk duhet të nënkuptojë një qytetar më të pambrojtur

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, kërkoi në Komisionin e Ligjeve mbështetjen për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, duke e vendosur diskutimin te marrëdhënia e re mes qytetarit dhe një shteti gjithnjë e më digjital. “Sa më shumë teknologjia hyn në marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarit, aq më e rëndësishme bëhet pyetja: kush garanton të drejtat e qytetarit kur në këtë marrëdhënie hyn algoritmi?”, u shpreh Gogu. Sipas Ministrit të Drejtësisë, digjitalizimi nuk mund të krijojë një zonë ku humbet përgjegjësia. Qytetari duhet të dijë si merret një vendim që e prek, të ketë informacion të mjaftueshëm për ta kuptuar, të mund ta kundërshtojë sipas ligjit dhe të dijë se...