Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo pjesë

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo pjesë

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e pushtetit gjyqësor do të zbatohet plotësisht, duke nënvizuar njëkohësisht se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit dhe duhet të bëhet me ligj. Duke folur sot në Komisionin parlamentar, Gogu tha se qëndrimi i tij ka qenë i njëjtë gjatë gjithë procesit: vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen dhe nuk relativizohen. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese zbatohet. Nuk negociohet dhe nuk relativizohet”, u shpreh ministri. Sipas tij, më 17 shtator Kuvendi do të shqyrtojë zgjidhjen ligjore, e cila duhet të respektojë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por njëkohësisht edhe rregullat që lidhen me administrimin e financave publike. “Pagat e pushtetit gjyqësor përcaktohen me ligj nga Kuvendi. Më 17 shtator, Kuvendi do...