Goditje e rëndë për Moskën/ Trump befason Zelenskyn për Sistemin Patriot të mbrojtjes
Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar se Ukraina mund të marrë një licencë për prodhimin në vend të raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot. Por bëhet fjalë për një variant më pak të avancuar të këtyre interceptorëve. Gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, më 13 shtator, Trump u pyet nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të siguronte një licencë për prodhimin e raketave Patriot. Përgjigjja e presidentit amerikan ishte e shkurtër: “Version më pak të avancuar”. Trump nuk dha detaje se për cilin interceptor bëhet fjalë dhe as kur mund të merret një vendim përfundimtar. Dy variante të raketave Patriot janë përmendur si kandidatë të mundshëm për prodhim me licencë në Ukrainë. I pari është PAC-3 ACE,...
Burimi:
ntv.al