Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja! Akuza të forta ndaj FFK-së
Kombëtarja e Kosovës ka marrë një goditje të rëndë këtë të premte. Kapiteni i saj, Amir Rrahmani, ka deklaruar se do të tërhiqet nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rrahmani thekson se nuk do të luajë më për Kosovën, për sa kohë në krye të federatës të jenë persona të cilët nuk janë kompetentë për atë detyrë. Postimi i Rrahmanit: Tifozë të vërtetë të Kosovës Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual. Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe...
Burimi:
vizionplus.tv