Goditja e SPAK/ Deputeti zbulon parapaskenat: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit, skandali më i madh në 36 vjet

Goditja e SPAK/ Deputeti zbulon parapaskenat: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit, skandali më i madh në 36 vjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar për masat e dhëna nga GJKKO, me urdhër të SPAK, për Vlora Hysenin, e cila mbante postin e drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti hodhi akuza të rënda ndaj shefes së shërbimit sekret u kap duke i dhënë informacione Ergys Agasit, me të cilin tha se ka lidhje sentimentale. “Në 36 vjet mezi prisnim që Prokuroria të arrestonte drejtorin e SHISH, që për arsye sentimentale, në disa vende ku nuk duhet të ishte, i ka dhënë dashnorit sekretet e shtetit. Nëse mezi prisnim këtë lajm që shteti po funksionon më në fund, që më në fund të kishim një drejtor shërbimi sekret që i shiste sekretet e shtetit skutave, ky është...