Goditja e bizneseve të vogla/ Eksperti i ekonomise jep “zgjidhjen” për studentët

Goditja e bizneseve të vogla/ Eksperti i ekonomise jep “zgjidhjen” për studentët

Ndërsa protestat vijojnë në Tiranë, pasojat e akteve të dhunës po ndihen edhe te bizneset e vogla, të cilat janë përballur me xhama të thyer, fasada të dëmtuara dhe, në disa raste, me zjarrvënie. Për pronarët, dëmet nuk përkthehen vetëm në humbje materiale, por edhe në ndërprerje të aktivitetit dhe pasiguri për të ardhmen e bizneseve të ngritura me vite punë. Përballë kësaj situate, disa tregtarë kanë ulur qepenat, ndërsa të tjerë kanë vendosur në dyqanet e tyre mesazhe ku shprehin mbështetje për protestën, por kërkojnë që pronat e tyre të mos preken. Në disa prej tyre lexohet apeli: “Jemi me ju, ju lutem mos na dëmtoni!”. Edhe mes studentëve ka zëra që bëjnë dallimin mes mbështetjes për protestën dhe kundërshtimit të dhunës. Një student,...