Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2,100 kilogramë kokainë në një varkë me vela, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë. Operacioni, i koduar “Maiden”, ka çuar në arrestimin e katër anëtarëve të ekuipazhit dhe në zbulimin e një rrjeti që siguronte varka për organizatat kriminale në Evropën Lindore dhe Ballkan. Operacioni u krye nga Shërbimi Spanjoll i Mbikëqyrjes Doganore, përmes anijes “Petrel I”, e cila lokalizoi dhe kontrolloi varkën me vela më 14 shtator. Gjatë kontrollit, agjentët zbuluan 70 pako me kokainë, me peshë totale rreth 2.1 tonë. Në bord u arrestuan edhe katër persona: një shtetas argjentinas, një uruguaian, një kolumbian dhe një shqiptar. Sipas hetuesve, shqiptari dyshohet se kishte rolin e ndërmjetësit, duke garantuar për organizatat kriminale të Evropës Lindore se transporti i...
Burimi:
gijotina.com