Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Milano dhe Monza Brianza, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia, ka shkatërruar një “bankë të fshehur” klandestine në shërbim të krimit të organizuar, ku mes të arrestuarve figurojnë edhe shtetas shqiptarë. Aksioni i shtrirë në disa rajone të Italisë dhe në Zvicër ka çuar në ekzekutimin e 30 masave të sigurisë (16 në burg dhe të tjerët në arrest shtëpie), si dhe në sekuestrimin e aseteve luksoze, anijeve, orëve, llogarive bankare dhe kriptomonedhave me vlerë mbi 21 milionë euro. Hetimet zbuluan një skemë me më shumë se 110 milionë euro fatura të falsifikuara dhe 68 milionë euro të pastruara në nivel ndërkombëtar. “Banka e fshehur u ofronte klientëve të saj, kryesisht trafikantë droge dhe biznesmenë...