“Gjyqtarja Migena Laska bëhet palë me pushtetin, shkel të drejtat e të arrestuarve”
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, deklaron se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, është bërë palë me pushtetin duke shkelur të drejtat e të arrestuarve në protestat kundër Ramës. PD deklaron se avokatët e protestuesve të ndaluar nga Policia gjatë revoltës studentore bëjnë të ditur se Migena Laska ka urdhëruar të mos publikohet, që do të thotë të mos u jepet avokatëve, lista e personave të arrestuar në protestë që paraqiten nesër për masë sigurie në gjykatë. PD denoncon se Laska ka marrë urdhër politik që të përjashtojë avokatët e zgjedhur nga të ndaluarit dhe t’u emërojë atyre avokatë patronazhistë! “Avokatët e protestuesve të ndaluar nga Policia gjatë revoltës studentore njoftojnë se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, ka urdhëruar të mos publikohet,...
Burimi:
gijotina.com