Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i ka vendosur ultimatum institucioneve përgjegjëse për zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, duke paralajmëruar përshkallëzim të masave nëse kërkesat e tyre nuk zbatohen. Në një deklaratë të miratuar më 10 shtator, gjyqtarët kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2026 dhe të vendimit nr. 435, datë 26 gusht 2026, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas tyre, situata nuk përbën thjesht një mosmarrëveshje financiare, por prek drejtpërdrejt pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe funksionimin normal të gjykatave. “Situata e krijuar nuk përbën një mosmarrëveshje të zakonshme financiare dhe as një konflikt për privilegje. Ajo prek drejtpërdrejt autoritetin e Kushtetutës, forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe funksionimin...
Burimi:
gijotina.com