“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më shumë se kolegët në Greqi. Janë bërë vetë zot, vetë shkop
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar debatin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrjetet sociale duke publikuar nivelin e pagave të magjistratëve në 10 vende të rajonit. Sipas tabelës së publikuar nga kryeministri, sot gjyqtarët e prokurorët shqiptarë renditen të dytët pas Rumanisë për nivelin e pagave në rajon, e nëse aplikohet rritja që qeverisja e gjyqësorit miratoi pak ditë më parë, magjistratët shqiptarë bëhen më të paguar se kolegët e tyre në Rumani, Greqi, Bullgari. “Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu...
Burimi:
vizionplus.tv