GJYQI PËR VELIAJN, VANGJELI: DUHET TË LËRË QELINË DHE TË KTHEHET NË ZYRË
Masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj ka rikthyer debatin publik, ndërsa analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se, sipas interpretimit të tij, në një Shqipëri europiane vendimi duhet të çojë në lirimin e Veliajt nga qelia dhe rikthimin e tij në detyrë. Duke folur në emisionin “TopStory”, Vangjeli theksoi se në këtë fazë gjykata shqyrton vetëm masën e sigurisë dhe jo themelin e çështjes penale. “Në një Shqipëri europiane vendimi i gjykatës është i qartë: kryetari i bashkisë duhet të lërë qelinë dhe të shkojë në zyrë”, u shpreh ai. Analisti kritikoi atë që e cilësoi si ngatërrim mes masës së sigurisë dhe vendimit përfundimtar të çështjes. Sipas Vangjelit, kundërshtimi i ndryshimit të masës duke argumentuar se Veliaj duhet të qëndrojë në burg nënkupton përzierjen...
Burimi:
ntv.al