Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, BE: Respektoni vendimin, nuk është përfundimtar
BRUKSEL- Bashkimi Europian ka kërkuar nga të gjitha shtetet dhe palët që të respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Thirrja nga Brukseli vjen para marshit të sotëm në sheshet kryesore të Prishtinës dhe katër ditë para shpalljes së verdiktit në Hagë. Në një reagim për Gazeta Express, BE ka kërkuar që shtetet e përfshira dhe palët në çështje të tregohen të përmbajtur dhe të respektojnë vendimin e gjykatës. Bashkimi Europian ka kërkuar respektimin e vendimit që do të merret ndaj katër të akuzuarve në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. “Në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,...
Burimi:
zeri.ai