Gjyqi i themelit ndaj saj dhe Ilir Metës, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ku zhvillohet seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Në mbërritje, Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat për gazetarët, duke u shprehur shkurt: “Dielli shkëlqen”. Seanca e mëparshme, e parashikuar për më 22 tetor, u shty fillimisht për shkak të bojkotit të avokatëve mbrojtës. Gjykata caktoi një seancë të re më 29 tetor, e cila gjithashtu nuk u zhvillua, duke bërë që procesi të shtyhej për sot, më 5 nëntor. Dosja penale ndaj çiftit përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, kontratat e lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror. SPAK ka ngritur ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit akuza për korrupsion...
Burimi:
gijotina.com