Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike
Pesëmbëdhjetë të rinj në Kanada, të moshës 17 deri në 25 vjeç, kanë nisur një betejë ligjore kundër qeverisë federale, duke e akuzuar atë për mosveprim të mjaftueshëm përballë ndryshimeve klimatike. Gjyqi, i cili nisi në një gjykatë federale në Vankuver, konsiderohet një çështje e rëndësishme për mënyrën se si drejtësia kanadeze do të trajtojë përgjegjësinë e shtetit për mbrojtjen e klimës. Paditësit argumentojnë se politikat e pamjaftueshme klimatike të qeverisë cenojnë të drejtat e tyre kushtetuese për jetë, liri dhe siguri, duke i ekspozuar ndaj pasojave gjithnjë e më të rënda të ngrohjes globale. “Dua që më në fund të jem në gjendje të flas në gjykatë dhe të më dëgjohet zëri”, deklaroi për AFP-në Sadie Vipont, një prej paditëseve 19-vjeçare nga Calgary. “E...
Burimi:
javanews.al