Gjykatat nën sulm/ Gjyqtarët akuzojnë policinë për mungesë mbrojtjeje
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka dënuar aktet e dhunshme gjatë protestave në Tiranë, pas sulmeve ndaj godinave të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Në reagimin e saj, Shoqata shprehet e shqetësuar për zjarrvënien në mjediset e Gjykatës së Lartë dhe dëmtimin e dosjeve gjyqësore, duke paralajmëruar se këto akte rrezikojnë sigurinë e personelit dhe pengojnë funksionimin normal të drejtësisë. Sipas Shoqatës, pasojat e dëmtimit të institucioneve gjyqësore nuk kufizohen vetëm te godinat, por prekin edhe qytetarët, të cilëve mund t’u vonohet ose vështirësohet marrja e drejtësisë. Ajo thekson se liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar nga Kushtetuta, por nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën ndaj institucioneve dhe njerëzve që ushtrojnë...
Burimi:
ntv.al