Gjykata pezullon punimet për Muzeun Hebraik në Vlorë, pranohet kërkesa për sigurimin e padisë
Gjykata pezullon punimet për Muzeun Hebraik në Vlorë, pranohet kërkesa për sigurimin e padisë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, duke pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të depozituar nga kundërshtarët e projektit. Lajmi është bërë publik nga përfaqësuesit e nismës për mbrojtjen e monumentit pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria”, të cilët bëjnë me dije se vendimi i gjykatës ka efekt të menjëhershëm dhe do të mbetet në fuqi deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes. Sipas tyre, vendimi përbën një hap të rëndësishëm në procesin ligjor që synon mbrojtjen e monumentit dhe garantimin e respektimit të legjislacionit për trashëgiminë kulturore. Sipas gazetares së RTSH-së në Vlorë, Përfaqësuesit e nismës theksojnë se kundërshtimi i...
Burimi:
javanews.al