Gjykata liron 22 protestues, 17 arrestime shpallen të paligjshme
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 22 protestuesve të arrestuar gjatë tubimeve të shoqëruara me tensione në kryeqytet. Sipas vendimeve të gjykatës, për 17 prej tyre është konstatuar i paligjshëm arrestimi në flagrancë, duke u urdhëruar lirimi dhe mosvendosja e masave të sigurisë. Prokuroria kishte paraqitur kërkesa për personat e arrestuar, të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës. Gjykata shqyrtoi rastet dhe mori vendime të ndryshme në varësi të rrethanave të secilit person. Për disa nga protestuesit e tjerë, gjykata caktoi masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pavarësisht nëse arrestimi ishte vlerësuar i ligjshëm apo i paligjshëm. Në total, 22 persona janë liruar nga burgu, ndërsa procedurat për...
Burimi:
ntv.al