Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar në shumicë kërkesën e PD, lidhur me emërimin e ministres virtuale, Diella. Kërkesa e deputetëve të opozitës ishte paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar dekretin presidencial lidhur me emërimin e “Diellës” në qeveri. Vendimi:  Gjykata Kushtetuese, në datën 26.05.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen, në kërkesë nr. grup prej 39 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendit), në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve (kërkuesi), me objekt: “Shfuqizimin e nenit 2 te dekretit nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për emërimin e Kryeministrit”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të dekretit...