Gjykata Kushtetuese asgjësohet përfundimisht!
Nga Petrit Vasili Në shërbim të pazareve të çdo lloji, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin më poshtërues dhe vetëasgjësues për veten e saj si gjykatë, duke shtyrë mandatin e ONM-së (Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit), i cili ka pushuar së ekzistuari. Me miratimin e aneksit të rregullores për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese ‘Për procedurat gjyqësore gjatë shqyrtimit të çështjeve të juridiksionit të rivlerësimit’, Gjykata Kushtetuese është vetëasgjësuar përfundimisht, duke u kthyer në një institucion që shkel dhunshëm Kushtetutën, në vend që ta mbrojë atë. Në Raportin e Komisionit Europian thuhet shprehimisht: ‘...Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016. Procesi i rivlerësimit kalimtar për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët përfundoi plotësisht pas përmbylljes së fazës së ankimit, duke forcuar më tej pavarësinë, llogaridhënien...
Burimi:
syri.net