Gjykata e mbylli në burg, Melison Nela: Nuk kisha qëllim të vrisja, por armën do e hidhja në përrua
arerstimi i Melison Nelës TIRANË- 47-vjeçari Melison Nela, i cili u kap nga policia 3 ditë më parë teksa në makinë mbante një armë automatike “AK-47” me 84 fishekë, ka dhënë një version krejt të kundërt për ngjarjen e raportuar nga policia e Kavajës, se ai do vriste Florin Habilaj, Arbër Habilaj dhe Enolt Dragotin. Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë dëshminë e 47-vjeçarit të dhënë para policisë dhe gjykatës, por pretendimi i tij se po shkonte të hidhte automatikun në një përrua, nuk e ka shpëtuar Melison Nelën nga burgu. Ai tashmë akuzohet për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe ndaj tij ditën e sotme gjykatësi i Durrësit, Elvis Sulejmani, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Në rrëfimin që Nela...
Burimi:
zeri.ai