Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi është marrë këtë të martë, 15 shtator, pas shqyrtimit të çështjes së kthyer për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Çështja u shqyrtua me palë kërkuese Veliajn dhe si palë të interesuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë përcakton gjithashtu se shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të subjektit të interesuar. Ndërkohë, avokatët britanikë...