Gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi, çfarë zbuloi SPAK
Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “White Rocks” në Dhërmi, gjetën në muret e saj piktura me inicialet e vajzës së Belinda Ballukut dhe zbukurime ditëlindjeje me emrin e djalit të saj. Në televizorin e dhomës së ndenjes, aplikacioni Netflix ishte i hapur me adresën elektronike të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa profilet e përdoruesve mbanin emrat e saj dhe të fëmijëve. “Belinda”, “Belenko”, “belen” dhe “princess colin” ishin emrat që hetuesit gjetën të regjistruara në televizor. Për Prokurorinë e Posaçme, këto ishin vetëm disa nga gjurmët e një pasurie që rezultonte në emra të tjerë, por që, sipas hetimit, zotërohej dhe përdorej prej vitesh nga Balluku dhe familjarët e saj. Sipas një vendimi për njoftim...
Burimi:
gijotina.com