“Gjon Mili Fanzine”, frymëzime personale përmes imazhit, tekstit dhe ilustrimit
20 September, 2026 - 16:57 Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” zhvilloi aktivitetin edukativ “Gjon Mili Fanzine”, si një proces krijues dhe eksperimental, ku fotografia, vizatimi dhe teksti u ndërthurën në forma të reja të shprehjes artistike. Fanzina është një botim i pavarur, zakonisht në format të thjeshtë dhe tirazh të kufizuar, që krijon një hapësirë të lirë për eksperimentim. Ajo ndërthur imazhe, tekste, vizatime dhe elemente grafike për të ndërtuar një narrativë personale. Të frymëzuar nga fotografitë e Gjon Milit, pjesëmarrësit i interpretuan dhe i transformuan ato në fanzina, duke zhvilluar secili një qasje personale përmes imazhit, tekstit dhe ilustrimit. Muzeu “Marubi” prezantoi në rrjetin social Facebook fanzinat e realizuara nga Adriana Leka, Elsaida Musiq dhe Elsamina Musiq./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com