Gjon Mili dhe arti i çastit të ngrirë në kohë, ekspozita retrospektivë në Muzeun “Marubi”
Ekspozita “Gjon Mili. Retrospektivë” vijon të jetë e hapur për publikun në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Ekspozita sjell në vëmendje krijimtarinë e fotografit shqiptaro-amerikan që revolucionarizoi fotografinë e lëvizjes si edhe dha një kontribut te madh në ndërthurjen e artit me shkencën. Përmes eksperimenteve me dritën, lëvizjen dhe fotografinë, Gjon Mili sfidoi mënyrën tradicionale të perceptimit të imazhit, duke arritur të fiksojë në fotografi çaste që zgjasin vetëm fraksione sekonde. Një vend të veçantë në krijimtarinë e tij zënë fotografitë sportive, ku lëvizjet e atletëve, kërcimet spektakolare dhe energjia e trupit në lëvizje shndërrohen në kompozime artistike. Këto imazhe dëshmojnë aftësinë e fotografisë për të kapur detaje të padukshme për syrin e lirë dhe për ta kthyer lëvizjen në një formë shprehjeje vizuale. Përmes...
Burimi:
kultplus.com