Gjobëvënie ndaj Vasil Bedinajt? Mbrojtja e Luan Muçës mohon pretendimet: Klienti im ra pre e dhunës, shkoi për sqarim…

Gjobëvënie ndaj Vasil Bedinajt? Mbrojtja e Luan Muçës mohon pretendimet: Klienti im ra pre e dhunës, shkoi për sqarim…

luan muca VLORË- Biznesmeni Luan Muça është shoqëruar nga Policia pas përplasjes së raportuar me armë në Vlorë me biznesmenin Vasil Bedinaj. Sipas denoncimit të bërë në polici nga Bedinaj, ky i fundit ka pretenduar se është kërcënuar me armë gjatë përplasjes. Ndërkohë, mbrojtja e Luan Muçës ka dhënë një tjetër version për ngjarjen. Në një deklaratë për mediat, avokatët kanë mohuar pretendimet se Muça i ka kërkuar 5 milionë euro biznesmenit Vasil Bedinaj. Sipas mbrojtjes, Muça kishte lënë një takim me Bedinajn për të sqaruar një mosmarrëveshje që lidhet me një investim në bregdetin e Jugut. Bëhet fjalë për një tokë në Palasë, ku, siç ZËRI raportoi raportuar më herët, pronari i “Delta Group” synon të ndërtojë një resort. Mbrojtja e Muçës pretendon gjithashtu se klienti i...