“Gjobat” ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, mbetet në burg burri i ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj
Elisabeta Mataj dhe Feta Mataj DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në fuqi masën "arrest me burg" për Fetah Matajn, 44 vjeç, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit. 44-vjeçari, i cili pak kohë më parë u emërua në detyrën e zv.drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është arrestuar nga krimi ekonomik. Sipas një denoncimi nga një punonjëse e filialit të postës, Feta Mataj, burri i sh-drejtoreshës u kërkonte çdo muaj punonjëseve shumën prej 25 mijë lekëve. Mataj akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Gjykata ka vendosur se Mataj do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Hetimi ndaj Matajt lidhet me skandalin në Postën e Durrësit, ku një audit...
Burimi:
zeri.ai