‘Gjobat ndaj protestuesve, realitet absurd’, Bajaziti: Të gatshëm t’i thonë jo modelit të qeverisjes së Ramës

‘Gjobat ndaj protestuesve, realitet absurd’, Bajaziti: Të gatshëm t’i thonë jo modelit të qeverisjes së Ramës

Teksa protestat e studentëve nuk janë ndalur ende, me reprezaljet e qeverisë dhe policisë kundër tyre për të mos i lejuar të protestojnë, për nënkryetaren e PD, Erisa Bajaziti, ky është një realitet absurd në të cilin jetojmë. E ftuar në intervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, Bajaziti tha se tanimë flitet për një shtet gjobëvënës që kërkon t’i mbyllë të rinjtë në shtëpi, duke iu mohuar atyre të drejtën e shprehjes dhe protestës. Sipas saj, intesifikimi i protestës kohëve të fundit, tregon se shqiptarët janë të gatshëm t’i thonë jo modelit të qeverisjes së Edi Ramës. Për nënkryetaren e PD, po flasim për një model qeverisës nën kushtet e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës e armëve, ndaj dhe masat kërcënuese...