“Gjoba është arma e fundit”, Rama vendos rregulla të reja për inspektimet

“Gjoba është arma e fundit”, Rama vendos rregulla të reja për inspektimet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në mënyrën e kryerjes së inspektimeve ndaj bizneseve, duke kërkuar një qasje më orientuese dhe më pak ndëshkuese ndaj sipërmarrësve. Pas një takimi me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe kryeinspektorin Dashnor Sula, Rama tha se inspektimet duhet të synojnë fillimisht evidentimin dhe korrigjimin e problematikave, ndërsa gjoba duhet të jetë masa e fundit. Sipas kryeministrit, kontrollet rutinë duhet të kryhen pas njoftimit paraprak dhe inspektorët nuk duhet të shkojnë te bizneset me qëllimin për të evidentuar shkelje dhe për të vendosur masa administrative, por për t’i orientuar subjektet drejt përmbushjes së standardeve. Rama paralajmëroi gjithashtu se inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente të trupit dhe uniforma, me synimin për të rritur transparencën dhe monitorimin e...