GJKKO mbylli dyert për mediat, reagon BE: Jemi në dijeni, të gatshëm të ofrojmë ekspertizë për…
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i është përgjigjur Top Channel për rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, hyrë në fuqi në datën 1 shtator 2026. Në një e-mail dërguar gazetares së Departamentit të Informacionit në TCH, Anila Hoxha, delegacioni i BE thotë se po monitoron situatën. “BE-ja është në dijeni të një rregulloreje të re të brendshme për sigurinë, rendin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila merr parasysh karakteristikat e veçanta organizative, operacionale dhe të sigurisë që lidhen me GJKKO-në dhe proceset gjyqësore të saj. BE-ja është e gatshme të vijojë të ofrojë ekspertizë të specializuar si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik, në...
Burimi:
javanews.al