GJKKO gjobiti mbi 10 avokatë me nga 50 mijë lekë, Haxhia: Do të ankimojmë, mbledhim Këshillin të mërkurën
foto ilustruese TIRANË- Përplasja mes avokatëve dhe Gjykatës së Posaçme ka kaluar në një tjetër fazë, për shkak të rregullores së re që ndalon përdorimin e celularëve. Avokatët e kanë kundërshtuar këtë rregullore dhe prek disa kanë vendosur bojkot, ndërsa GJKKO u është përgjigjur duke i gjobitur me gjoba. Gjykata ka reaguar me masa ndëshkuese ndaj avokatëve që nuk janë paraqitur në proceset ku kanë qenë të angazhuar. Gjobitja me nga 50 mijë lekë të rinj është vendosur për mbi 10 avokatë nga trupa gjykuese e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Mësohet se gjobat janë vendosur gjatë procesit ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, në një seancë ku SPAK pritej të...
Burimi:
zeri.ai